• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti i Malit të Zi e ka hedhur poshtë propozimin kundër rezolutës së kryetarit të tij Mandiq

Parlamenti i Malit të Zi e ka hedhur poshtë propozimin kundër rezolutës së kryetarit të tij Mandiq

Podgoricë, 11 mars 2024 (MIA) - Kuvendi i Malit të Zi sot e ka hedhur poshtë iniciativën për shkarkimin e presidentit Andrija Mandiq.

Kjo ka qenë kërkesa e një pjese të opozitës, e cila konsidron se Mandiq, lideri i koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “nuk është i denjë” të jetë kryetar i parlamentit.

Partitë e shumicës qeverisëse ishin kundër propozimit të partive opozitare, të udhëhequra nga më e forta mes tyre - Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Për shkarkimin e Mandiq votuan 27 nga 72 deputetë, ndërsa kundër 44 deputetë të Kuvendit, i cili ka gjithsej 81 deputetë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR