• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti hungarez po debaton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Parlamenti hungarez po debaton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Budapest, 1 mars 2023 (MIA) - Parlamenti hungarez sot filloi debatin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Sipas ueb-faqes së Parlamentit, ratifikimi i protokolleve për anëtarësim të të dyja vendeve pritet mes 6 dhe 9 marsit. Megjithatë, qeveria njoftoi se sipas gjitha gjasave do të shtyhet për gjysmën e dytë të marsit.

Në ndërkohë, në dy vendet skandinave pritet delegacioni i deputetëve hungarezë.

"Këto vizita synojnë të largojnë shqetësimet e tyre," tha ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto në fillim të kësaj jave pas takimit me homologun e tij suedez, Tobias Bilstrom. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR