• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti hungarez e zgjodhi Tamash Sulok për president të ri të shtetit

Parlamenti hungarez e zgjodhi Tamash Sulok për president të ri të shtetit

Budapest, 26 shkurt 2024 (MIA) - Parlamenti hungarez e ka zgjedhur Tomash Sulok, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, për president të ri të shtetit. Ai do të luajë një rol kryesisht ceremonial dhe do të pasojë Katalin Novak, i cili papritur dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji.

Sulok pritet të marrë detyrën më 5 mars.

Parlamenti hungarez ka pranuar sot njëzëri dorëheqjen e presidentes Katalin Novak. Deputetët e morën vendimin me 196 vota.

Novak dorëheqjen e ka paraqitur në Kuvend më 11 shkurt dhe sipas ligjit për statusin juridik të Presidentit të Republikës, mandati i kreut të shtetit përfundon në ditën kur Kuvendi deklaron se e pranon dorëheqjen. mb/

Foto: Fejsbuk 

 
 

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR