• e premte, 05 dhjetor 2025

Parlamenti francez për herë të parë miratoi rezolutë të propozuar nga Asambleja Kombëtare

Parlamenti francez për herë të parë miratoi rezolutë të propozuar nga Asambleja Kombëtare

 Paris, 30 tetor 2025 (MIA) - Parlamenti francez për herë të parë në histori ka miratuar një rezolutë të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë, Asambleja Kombëtare e Marin Le Pen, e cila bën thirrje për shfuqizimin e Traktatit me Algjerinë të vitit 1968.

 Traktati me Algjerinë parashikon lehtësime për emigracionin algjerian në Francë.

 "Për" rezolutën votuan 185 deputetë, ndërsa 184, kryesisht deputetë të krahut të majtë, ishin "kundër".

 Rezoluta nuk ka fuqi ligjore, por votimi përfaqëson një fitore simbolike për Le Penin dhe partinë e saj, të cilat janë izoluar nga ligjvënësit e qendrës dhe të krahut të majtë nga një i ashtuquajtur "kordon sanitar", një rregull i pashkruar që i pengon ata të bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme.

 Teksti u mbështet gjithashtu nga 17 deputetë nga partia e qendrës së djathtë Horizon e ish-kryeministrit Eduar Filip.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR