• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti Evropian vendos për orarin e intervistimit të kandidatëve për eurokomisionerë

Parlamenti Evropian vendos për orarin e intervistimit të kandidatëve për eurokomisionerë

Bruksel, 2 tetor 2024 (MIA) – Liderët e grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian sot duhet ta miratojnë planin sipas të cilit komitetet parlamentare do t’i mbajnë intervistimet e kandidatëve për eurokomisarë të rinj.

Pas bisedimeve disajavëshe mes kryetarëve të komiteteve, mbrëmë vonë ishte harmonizuar propozim-plani për marrjen në pyetje, pas të cilit sot duhet të deklarohen njerëzit e parë të grupeve parlamentare. 

Plani kërkon që një numër i madh kandidatësh për komisionerë të dëgjohen nga komisione të shumta në sesione të përbashkëta, gjë që nuk është praktikë e zakonshme. Deri më tani, siç është paraparë me Rregulloren e Parlamentit Evropian, një komision i caktuar ka zhvilluar dëgjimin e kandidatit ose kandidatëve për komisionerë evropianë, dikasteri i të cilëve është në sferën e fushës që mbulon dhe për të cilën është përgjegjës. Nëse dikasteri i një kandidati mbulon fusha për të cilat janë përgjegjës më shumë se një komision, atëherë seancat mbahen në një seancë të përbashkët.

Edhe pse me planin parashihet intervistimi i kandidatëve për eurokomisarë nga më shumë komitete, megjithatë për përmirësimin e nominimeve të tyre do të deklarohen vetëm anëtarët e komiteteve përgjegjëse për dikasterin e tyre. 

Në vitin 2019 vetëm një kandidat për eurokomisar ishte marrë në pyetje nga tre komitete, ndërsa të tjerët nga një ose dy, përderisa tani propozohet 11 të merren në pyetje në nga një komitet, nëntë në dy, katër në tre, ndërsa dy (Stefan Sezhurne dhe Haxha Labib) nga madje katër komitete. Gjithashtu në marrjen në pyetje janë të ftuar edhe anëtarë të komiteteve të tjera, numri i të cilëve lëviz prej një deri në shtatë.

Plani i tillë para së gjithash vlerësohet si rezultat i “natyrës së ndërthurur të dikastereve të Komisionit të ri”, por edhe si përpjekje e eurodeputetëve për fuqizimin e rolit të tij kontrollues.

Krahas planit për intervistim të komisarëve, liderët e grupeve parlamentare duhet ta përcaktojnë edhe datën për fillimin e atyre intervistimeve, për çka në lojë janë dy termine – mesi i tetorit dhe 4 nëntori. 

Sipas burimeve në PE, shumica e grupeve parlamentare janë pro fillimit të seancave dëgjimore në fillim të nëntorit, gjë që mund të sjellë në bllokim të gjithë procesin e miratimit të Komisionit të ri Evropian nga Parlamenti Evropian, gjë që duhet të ndodhë më së voni deri në të muajin e ardhshëm, duke pasur parasysh se përbërja e re e Kolegjit të Komisionerëve duhet të marrë detyrën më 1 dhjetor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR