Parlamenti Evropian shënoi 70-të vjetorin e ekzistencës së tij
- Post By Sara Ademi
- 16:11, 22 nëntor, 2022

Strasburg, 22 nëntor 2022 (MIA) - Parlamenti Evropian me ceremoni solemne në Strasburg shënoi shtatëdhjetë vjet të ekzistencës së atij institucioni evropian.
"Evropa është një mënyrë jetese. Nuk është rastësi që flamuri evropian u ngrit në Herson pas disa muaj pushtimi brutal. Është ngritur sepse simbolizon shpresën, guximin dhe bindjen", tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Parlamentit Evropian theksoi se projekti evropian bashkoi kombet dhe u bë një kornizë për të luftuar të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve. sa/