• e enjte, 04 dhjetor 2025

Parlamenti evropian i mjekëve familjarë në Shkup: Specialisti i mjekësisë familjare ta ketë vendin e duhur në kujdesin shëndetësor

Parlamenti evropian i mjekëve familjarë në Shkup: Specialisti i mjekësisë familjare ta ketë vendin e duhur në kujdesin shëndetësor

Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Parlamenti evropian i mjekëve familjarë mbahet sot dhe nesër në Shkup ku në fokus është kërkesa që specializantët e mjekësisë familjare të marrin vendin e duhur në kujdesin shëndetësor, si dhe të dhënat në letër të zëvendësohen me ato elektronike. 

"Asambleja e përgjithshme e vjeshtës e Parlamentit Evropian të mjekëve të familjes do të zhvillohet më tre dhe katër tetor. Maqedonia ka probleme serioze në lidhje me kujdesin shëndetësor parësor. Për shembull, modeli i financimit po bëhet gjithnjë e më i papërshtatshëm për situatën që kemi. Meqenëse fshatrat po zbrazen, qytetet po zbrazen, Maqedonia si vend po zhvendoset dhe një pjesë e madhe e popullsisë po plaket, duhet të krijohet një mënyrë e re e financimit", tha në deklaratë për mediat, Dragan Gjorgjievski, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të përgjithshëm dhe të familjes dhe nënkryetari i Bashkimit Evropian të mjekëve familjarë. 

Ai theksoi se ata prej kohësh presin dhe shpresojnë që ministri aktual i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili është programues me profesion, do të bëjë komplet shëndetësi elektronike. 

"Kjo do të thotë që karta e letrës do të zëvendësohet me elektronike, si dhe të gjitha raportet dhe ditarët e tjerë, të cilët do të ishin në formë elektronike dhe do të lehtësohej punën administrative. Dhe në fund një herë e përgjithmonë, specialisti i mjekësisë familjare duhet të marrë rolin e tij. Tani kemi mbështetje nga Bashkimi Evropian, sepse shtetet anëtare tashmë po i paraqesin Parlamentit Evropian një direktivë me çka specializimi i mjekësisë familjare do të bëhet i barabartë me specializimet tjera. Maqedonia, fatkeqësisht, ende nuk na pranon si mjekë familjarë", theksoi Gjorgjievski. 

Tijago Villanjeva, kryetar i Bashkimit Evropian të mjekëve familjarë nga Portugalia, tha se Bashkimi Evropian i mjekëve familjarë veçmë ka filluar me një iniciativë për njohjen e specializimit të mjekësisë familjare si specialitet, 11 shtete anëtare veçmë në Parlamentin Evropian përmes ministrive të tyre, atë iniciativë e kanë parashtruar për të dalë para eurodeputetëve barazimi sipas specializimit. 

Një iniciativë e tillë, shtoi ai, do t'i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë sonë, në mënyrë që specializimi në mjekësinë familjare të njihet më në fund dhe ne të marrim ingerencat dhe vlerësimin e duhur. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR