Parlamenti bullgar përsëri mblidhet në tentim për të zgjedhur kryetarë
- Deputetët bullgarë sot do të bëjnë përpjekje të re për të zgjedhur kryetarin e 51-të të Kuvendit popullor, njofton BTA.
- Post By Fami Bajrami
- 11:01, 29 nëntor, 2024
Sofje, 29 nëntor 2024 (MIA) - Deputetët bullgarë sot do të bëjnë përpjekje të re për të zgjedhur kryetarin e 51-të të Kuvendit popullor, njofton BTA.
"Po kalojmë në një rreth të ri propozimesh dhe votim sipas rregullave të miratuara procedurale", deklaroi Silvi Kirilov i cili si deputet më i vjetër kryeson seancën.
Dje deputetët nuk arritën të zgjedhin kryetarin e Kuvendit as pas tentativës së shtatë. Asnjë nga dy kandidatët që arritën deri në votim – Raja Nazarjan (GERB-SDS) dhe Silvi Kirilov (Ka një popull të tillë) – nuk morën votat e mjaftueshme.
Para fillimit të seancës së sotme, lideri i GERB-it, Bojko Borisov paralajmëroi në Parlament se tërheqin kandidaturën e Raja Nazarjanit për kryetare të Kuvendit popullor. rq/
Foto: arkivi