• e mërkurë, 17 korrik 2024

Parlamenti britanik rekomandon sanksionimin e ish kryeministrit Boris Xhonson për aferën “Partigejt”

Parlamenti britanik rekomandon sanksionimin e ish kryeministrit Boris Xhonson për aferën “Partigejt”

Londër, 20 qershor 2023 (MIA) - Parlamenti britanik ka miratuar raportin e Komitetit për privilegje të Dhomës së ulët në të cilën rekomandohen sanksione ndaj ish kryeministrit Boris Xhonson për rolin e tij në aferën "Partigejt".

Ai duhet të dënohet për mashtrim të qëllimshëm të Parlamentit gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit kur ka organizuar festa, të cilat ishin të ndaluara.

Mediat britanike transmetojnë se vetëm shtatë deputetë votuan kundër raportit, ndërsa 354 votuan për dënimin e tij.

Me miratimin e raportit, ish kryeministrit britanik i merret mundësia e qasjes së veçantë në Parlament.

Xhonson papritur dha dorëheqje nga parlamenti prej pak më shumë se një javë, pasi pa një kopje të raportit duke e quajtur hetimin si "gjueti shtrigash".

foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR