Parlamenti austriak votoi për të ndaluar shamitë myslimane në shkolla për vajzat nën 14 vjeç
- Parlamenti austriak sot miratoi me shumicë të madhe një ndalim për mbajtjen e shamisë në shkolla për vajzat nën moshën 14 vjeç, njoftuan mediat në këtë vend.
- Post By Sara Ademi
- 16:01, 11 dhjetor, 2025
Vjenë, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Parlamenti austriak sot miratoi me shumicë të madhe një ndalim për mbajtjen e shamisë në shkolla për vajzat nën moshën 14 vjeç, njoftuan mediat në këtë vend.
Kundër masës votuan vetëm deputetët e të Gjelbërve sepse besojnë se ligji është jokushtetues.
Ndalesa për shamitë ishte në qendër të një debati përkatës në parlament dhe i referohet mbulesës së kokës që "mbahet sipas traditave islame", raportoi ORF.
Ngjarjet shkollore jashtë ndërtesës së shkollës nuk përfshihen në ndalimin e shamisë.
Gjobat për shkeljen e ndalimit do të fillojnë të zbatohen nga viti shkollor 2026/27, dhe gjobat mund të variojnë nga 150 deri në 800 euro.
Partitë e koalicionit theksuan se çështja për mbajtjen e shamisë është intensifikuar në vitet e fundit, transmeton shërbimi publik austriak.
Sektetari i përgjithshëm i Partisë Popullore (OVP) Niko Marketi thotë se mësimdhënësit nuk do të lihen vetëm për ta zbatuar ndalesën, por duhet vetëm ta informojnë administratën e shkollës, e cila pastaj do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
Qeveria austriake vlerëson se kjo masë do të ndikojë për rreth 12.000 vajza, ndërsa ndalesa do të vlejë për të gjitha shkollat publike dhe private.
Qeveria në shtator miratoi ndalesën për mbajtjen e shamisë në shkolla gjatë mësimit për nxënëset nën 14 vjet. sa/
foto: DPA