• e premte, 05 dhjetor 2025

Parisi i bëri thirrje ambasadorit amerikan pas akuzave të tij ndaj Makronit

Parisi i bëri thirrje ambasadorit amerikan pas akuzave të tij ndaj Makronit

Paris, 25 gusht 2025 (MIA) - Franca sot i bëri thirrje ambasadorit amerikan në Paris, Çarls Kushner, pas komenteve të tij "të papranueshme" ndaj presidentit francez Emanuel Makron, të cilin diplomati e akuzoi për "mungesë masash të mjaftueshme", për luftë ndaj antisemitizmit.

"Deklaratat e ambasadorit janë të papranueshme. Ato janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa veçanërisht me obligimin të mos përzihet në punët e brendshme të shteteve të parashikuar me Konventën e Vjenës nga viti 1961, e cila i rregullon marrëdhëniet diplomatike", nënvizoi mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme.

Ambasadori amerikan në Francë, Çarls Kushner, dje e dënoi "mungesën e masave të mjaftueshme" nga ana e presidentit Emanuel Makron në luftën kundër antisemitizmit, duke i përsëritur kritikat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Në një letër dërguar kreut të shtetit, ambasadori shprehu "brengë të thellë për rritjen e antisemitizmit në Francë dhe mungesën e veprimeve të mjaftueshme nga ana e qverisë së tij në luftën kundër tij". sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR