• e diel, 22 dhjetor 2024

Parashtresa të qytetarëve për kontaminime në ushqim dhe për afatin e kaluar të përdorimit

Parashtresa të qytetarëve për kontaminime në ushqim dhe për afatin e kaluar të përdorimit

Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Nga gjithsej parashtresat e dorëzuara, që i përkasin sigurisë me suhqimin, 17 janë të ndërlidhura me Praktikën e mirë higjienike, ndërsa 15 janë për ndryshime në cilësinë orgnaoleptike të produkteve. Gjithsej 14 janë me dyshime për sigurinë e produkteve, 13 për praninë e kontaminimeve në ushqim, ndërsa 12 janë për afat të skaduar të përdorimit, zbulon për MIA-n drejtori i Agjencsë për ushqim dhe veterinari (AUV), Nikollçe Babovski.

Babovski thekson se është është më i vogël numri i parashtresagve, që i përkasin punës pa miratimin e operatorëve me ushqim, mashtrim të konsumatorëve, dyshim për helmim me ushqim dhe konstatime tjera.

"Departamenti për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit që nga fillimi i vitit ka pranuar 218 ankesa, por kryesojnë ato në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies së kafshëve dhe deri më tani janë 112 të tilla,  pasohen nga ato që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit me origjinë joshtazore. Numri i tyre deri tani është 90. Vetëm 13 peticione i referohen sigurisë së ushqimit me origjinë shtazore. Pjesa tjetër janë sugjerime", thekson Babovski.

Vitin e kaluar, 226 nga ankesat e paraqitura në AUV ishin me pretendime për ushqime me origjinë joshtazore, ndërsa numri më i ulët i ankesave ishte për sigurinë e ushqimeve me origjinë shtazore. Sipas Babovskit, numri i tyre në vitin 2022 ishte 25. mb/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

фото: МИА  

QËNDRONI TË LIDHUR