• e diel, 22 dhjetor 2024

Parandalohet kontrabandimi i marihuanës nga territori shqiptar në atë maqedonas me varkë peshkimi

Parandalohet kontrabandimi i marihuanës nga territori shqiptar në atë maqedonas me varkë peshkimi

Tiranë, 13 gusht 2023 (MIA) - Janë sekuestruar në Korçë 26 kilogramë kanabis, ndërsa 4 persona janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin magazinonin lëndën narkotike pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt Maqedonisë së Veriut.

Dy prej të arrestuarve janë punonjës të qendrës, ndërsa së bashku me lëndën narkotike janë sekuestruar një varkë peshkimi, dy automjete dhe katër celularë.

Janë arrestuar katër persona, vëllezërit  A.T., 51 vjeç, A.T. (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit), 43 vjeç, R. S., 45 vjeç dhe T. B. (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit), 53 vjeç.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale mb/

Foto: policia e Korçës

QËNDRONI TË LIDHUR