• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papritmas vdiq gjenerali i burgosur rus Lopirev, rojtar i supozuar i sekreteve të Putinit

Papritmas vdiq gjenerali i burgosur rus Lopirev, rojtar i supozuar i sekreteve të Putinit

Moskë, 24 gusht 2023 (MIA) - Ish-gjenerali i burgosur i shërbimeve ruse të sigurisë, i cili dyshohet se kishte dijeni për ndërtimin e rezidencës së presidentit Vladimir Putin në Detin e Zi, ka vdekur në paraburgim, njofton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Gjenerali Genadi Lopirev, i cili u dënua për ryshfet në 2017 dhe shërbeu më shumë se nëntë vjet në koloninë korrektuese Nr. 3 në rajonin qendror Rjazan, "papritmas u sëmur" dhe u dërgua në një spital lokal ku vdiq më 16 gusht, transmeton RIA.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, Lopirev u dënua për marrje ryshfeti "në shumën totale prej rreth shtatë milionë rubla (rreth 74,000 dollarë), transmeton Si-En-En.

Lopirev u dënua gjithashtu për posedim të paligjshëm të një arme dhe municioni, kumtoi RIA, megjithëse ato dënime u rrëzuan pas ankesës.

Gjenerali gjithmonë pohonte se ishte i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Duke cituar avokatin e Lopirev, Ruslan Zakalyuzhni, agjencia ruse e lajmeve RBC raportoi gjatë gjyqit se gjykata e kishte shpallur Lopirevin fajtor për "mashtrim financiar në lidhje me nënshkrimin e një kontrate për riparimin e komunikimeve inxhinierike" në rezidencën verore të Putinit në Soçi.

Instituti për Studimin e Luftës me seli në Uashington e quajti vdekjen e tij "të dyshimtë" dhe tha se "burimi i tij i brendshëm pretendon se Lopirev është një "ruajtës i sekreteve" në lidhje me ndërtimin e rezidencës së presidentit Putin në Detin e Zi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR