• e martë, 24 dhjetor 2024

Papa në meshë në Kanada bëri thirrje të përfundojë margjinalizimi i popullit indigjen

Papa në meshë në Kanada bëri thirrje të përfundojë margjinalizimi i popullit indigjen
Edmonton, 26 korrik 2022 (MIA) - Papa Françesku sot mbajti meshë para dhjetëra mijë besimtarëve në stadiumin e futbollit në Emdonton, gjatë vizitës në Kanada, e cila ka për qëllim të përmirësohen marrëdhëniet e Kishës katolike me komunitetin indigjen kanadez pas zbulimeve për keqtrajtim të fëmijëve indigjenë. Në meshë morën pjesë rreth 50.000 persona, edhe pse shumë vende mbetën të zbrazëta në stadiumin "Komonuellth" që ka 65.000 ulëse. Në predikimin e tij, Papa Françesku bëri thirrje për ndryshime dhe të ardhme në të cilën asnjëherë nuk do të përsëritet historia e dhunës dhe margjinalizimit ndaj të cilit ishin të ekspozuar vëllezërit dhe motrat indigjene. Një ditë më parë papa kërkoi falje nga "Kombet e para" kanadeze, popujt Metis dhe Inuiti, për krimet e kryera ndaj fëmijëve të tyre gjatë dekadave në rrjetin e konvikteve me të cilat kryesonte Kisha katolike. Prej vitit 1880, vlerësohet se 150.000 fëmijë indianë ishin marrë nga familjet e tyre dhe ishin vendosur në konvikte, ndërsa i fundit ishte mbyllur në vitin 1996. Zbulimi i qindra varreve të pashënuara të fëmijëve në maj të vitit të kaluar shkaktoi skandal në mnbarë botën - edhe pse me vite flitej për zhdukjen e fëmijëve idnianë në Kanada. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR