Papa Leoni i Katërmbëdhjetë bëri thirrje për lirim të gazetarëve të cilët për momentin janë në burgje në mbarë botën
- – Papa i ri Leoni i Katërmbëdhjetë bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të mbyllur në mbarë botën.
- Post By Fitore Curri
- 13:36, 12 maj, 2025
Romë, 12 maj 2025 (MIA) – Papa i ri Leoni i Katërmbëdhjetë bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të mbyllur në mbarë botën.
Papa sot mbajti takim me gazetarë, që është takimi i tij i parë i tillë pasi u zgjodh trashëgimtar i papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill.
Gjatë takimit, Leoni i Katërmbëdhjetë e shprehu solidaritetin e Kishës me gazetarët të cilët për momentin janë në burg sepse po bëjnë përpjekje ta tregojnë të vërtetën.
Papa Leoni i Katërmbëdhjetë bëri thirrje për mbrojtje të të mirës së lirisë së shprehjes dhe mediave. Kreu i Kishës Katolike Romake angazhohet për komunikim që është i aftë tu shërbejë njerëzve, duke kërkuar mendimet e të dobëtëve, të cilëve nuk u është dhënë zëri. Ai shtoi se i dërgon këto thirrje në kohë kur paraqitet inteligjenca artificiale, që kërkon përgjegjësi.
Papa Françesku, gjithashtu, ju bëri thirrje mediave t’i japin fund ndarjeve, ose siç tha, luftës së polarizuar të fjalëve, të shprehur përmes mendimeve të njëanshme dhe sulmeve të bazuara ideologjike. Ai ju bëri thirrje mediave që të mos i japin hapësirë fanatizmit dhe urrejtjes.
Në takim me Papën morën pjesë mijëra përfaqësues të mediave nga e gjithë bota, të cilat e ndoqën zgjedhjen e tij për kreun e Kishës, si dhe varrimin e papa Françeskut. fc/
Foto: EPA