Papa Leoni i Katërmbëdhjetë: Duhet të bisedojmë dhe t'i lëmë armët, për t'i dhënë fund barbarisë ushtarake
- Duhet të bisedojmë dhe të lëmë armët, tha sot Papa Leoni i Katërmbëdhjetë, duke theksuar se "bota nuk mund të tolerojë më konflikte" dhe duke bërë thirrje për t'i dhënë fund "barbarisë ushtarake", raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:55, 20 korrik, 2025
Romë, 20 korrik 2025 (MIA) - Duhet të bisedojmë dhe të lëmë armët, tha sot Papa Leoni i Katërmbëdhjetë, duke theksuar se "bota nuk mund të tolerojë më konflikte" dhe duke bërë thirrje për t'i dhënë fund "barbarisë ushtarake", raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Ai foli për dhimbjen e tij të thellë për sulmin izraelit të enjten në kishën e vetme katolike, "Familjen e Shenjtë" në Gazë. Në sulm humbën jetën tre persona, ndërsa u plagosën, përfshirë një prift famullie.
Ai pas lutjeve të së dielës lexoi emrat e të vrarëve në sulm.
"I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë ligjin humanitar dhe detyrimin për të mbrojtur civilët, si dhe ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimit pa dallim të forcës dhe zhvendosjes me forcë të popullatës", tha Papa.
Ai shtoi se duhet të lutemi dhe të kemi besim në Zot. Papa bisedoi me gazetarët pas meshës në katedralen në Albano, ku foli edhe për situatën në Gazë.
Foto: Arkivi i MIA-s