• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesku paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale në takimin e G7

Papa Françesku paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale në takimin e G7

Bari, 14 qershor 2024 (MIA) - Papa Françesku sot në takimin e G-7, ngriti çështjen e shpresave të vendosura në inteligjencën artificiale dhe rreziqet që ajo mbart. Ai u bëri thirrje liderëve të G7 që të vënë dinjitetin njerëzor në radhë të parë në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe paralajmëroi për rreziqet e kësaj teknologjie të re, e cila ka potencialin të kthejë edhe marrëdhëniet njerëzore në algoritme.

"Ne do ta dënonim njerëzimin me një të ardhme të pashpresë, nëse do t'u hiqnim njerëzve aftësinë për të marrë vendime për veten dhe jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga vendimet e makinerive. Ne duhet të sigurojmë dhe ruajmë hapësirën për kontrollin e duhur njerëzor mbi zgjedhjet e bëra nga programet e intelegjencës artificiale: vetë dinjiteti njerëzor varet prej tij,

Sipas Papës, kjo është një teknologji që i mungojnë cilësitë njerëzore të dhembshurisë, mëshirës, ​​moralit dhe faljes, duke e bërë shumë të rrezikshme zhvillimin pa mbikëqyrje.

Papa tha se inteligjenca artificiale duhet të jetë para së gjithash për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, promovimin e paqes dhe mbrojtjen nga keqinformimi, diskriminimi dhe shtrembërimi i së vërtetës.

Përveç fjalimit të tij për inteligjencën artificiale, Papa ka planifikuar takime me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin, me liderët e ftuar nga Algjeria, Brazili, India, Kenia, Turqia dhe anëtarët e G7, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Xho Bajden, i cili është katolik, kryeministër kanadez Xhastin Trudo dhe presidentin francez Emanuel Makron. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR