• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesku: Lufta në Ukrainë nuk nxitet vetëm nga interesat e Perandorisë Ruse

Papa Françesku: Lufta në Ukrainë nuk nxitet vetëm nga interesat e Perandorisë Ruse

Romë, 10 mars 2023 (MIA) - Lufta në Ukrainë është e nxitur nga interesa të disa “perandorive”, jo vetëm të Rusisë, tha Papa Françesku në një intervistë të publikuar sot. Françesku tha se konflikti ishte i motivuar nga "interesa perandorake, jo vetëm të Perandorisë Ruse", por edhe të perandorive në pjesë tjera të botës.

Papa dha një intervistë për televizionin italian zviceran RSI, e cila do të transmetohet të dielën. Fragmente janë publikuar sot nga gazetat e përditshme italiane La Repubblica, La Stampa dhe Corriere della Sera.

Ai shprehu gatishmëri të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për të bërë thirrje për paqe.

Françesku, tani 86 vjeç dhe shënon 10 vjetorin e zgjedhjes së tij, më 13 mars, gjithashtu tha se do të jep dorëheqje nëse lodhet shumë dhe nëse e humb aftësinë për të udhëhequr Kishen katolike romake. Ai muajin e kaluar tha se dorëheqjet e papës duhet të ndodhin vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Paraardhësi i tij, Benedikti i gjashtëmbëdhjetë, i cili vdiq më 31 dhjetor të vitit të kaluar në moshën 95-vjeçare, u bë Papa i parë që dha dorëheqje pas rreth 600 vjetëve, në vitin 2013. 

I pyetur se çfarë do ta shtynte të merrte të njëjtin vendim për t'u larguar, Françesku tha: "Lodhje që të shtyn të mos i shohësh gjërat qartë. Mungesë e qartësisë, mungesë e njohurive se si të vlerësohen situatat. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR