• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesku: Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe LGBT-në, por nën rregulla të veçanta

Papa Françesku: Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe LGBT-në, por nën rregulla të veçanta

Romë, 7 gusht 2023 (MIA) - Papa Françesku theksoi se Kisha Katolike është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe bashkësinë LGBT dhe se ka për detyrë që t'i mbajë në rrugën shpirtërore, por në kuadër të rregullave të saj.

Papa duke folur për gazetarët në aeroplanin në kthimin në Romë nga Portugalia, gjithashtu tha se shëndeti i tij është i mirë pas operacionit në hernie abdominal në qershor. 

Duke u kthyer nga festivali katolik Dita Botërore e të rRnjve në Portugali, papa 86-vjeçar u paraqit në formë të mirë derisa iu përgjigjej pyetjeve rreth gjysmë orë në konferencën e tij të zakonshme pas udhëtimit. 

Një gazetar e përkujtoi se gjatë udhëtimit ka thënë se kisha është e hapur për të gjithë dhe pyeti se a është jokonzistente që disa, si gratë dhe homoseksualët, nuk kanë të drejta të njëjta dhe nuk mund të pranojnë disa sakramente. Kjo ishte referencë e dukshme në faktin se grave nuk u ishte lejuar që të bëhen prifte përmes sakramentit nga rendi i shenjtë dhe çifteve të të njëjtës gjini nuk u lejohet të lidhin martesë, që është gjithashtu sakrament. 

"Kisha është e hapur për të gjithë, por ka ligje që rregullojnë jetën brenda kishës, tha ai. Sipas ligjeve, nuk mund të marr pjesë në (disa) sakramente. Kjo nuk do të thotë se ajo është e mbyllur. Të gjithë në kishë e takojnë Zotin në mënyrën e tyre", tha Papa. Ai theksoi se nëpunësit e kishës duhet të ndjekin të gjithë njerëzit, përfshirë edhe ata që nuk respektojnë rregullat, me durim dhe dashuri amtare. Kisha mëson se gratë nuk mund të bëhen priftërinj, sepse Jezusi zgjodhi vetëm burrat si apostuj të tij. Ai gjithashtu nuk lejon martesën e të njëjtës gjini apo edhe bekime për çiftet e të njëjtës gjini, por Françesku mbështet legjislacionin civil që u jep të drejta çifteve të të njëjtës gjini në fusha të tilla si pensionet, sigurimet shëndetësore dhe trashëgimia. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR