Papa Françesku do të varroset më së voni për nëntë ditë, kumtoi Vatikani
- Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet më së voni për nëntë ditë, ndërsa brenda një muaji do të mbahet konklava për zgjedhjen e pasuesit të tij, kumtoi Vatikani, cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet më së voni për nëntë ditë, ndërsa brenda një muaji do të mbahet konklava për zgjedhjen e pasuesit të tij, kumtoi Vatikani, cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Kreu i Kishës katolike romake ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare, pasi vuante nga bronkopneumonia e rëndë, për të cilën ishte i nevojshëm hospitalizim i përkohshëm në shkurt.
Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan ranë sot në sheshin me të njëjtin emër për të njoftuar për vdekjen e Atit të Shenjtë, kreut të parë latino-amerikan të Kishës katolike romake. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s