• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesku: Bota duhet urgjentisht të heqë dorë nga karburantet fosile

Papa Françesku: Bota duhet urgjentisht të heqë dorë nga karburantet fosile

Romë, 25 maj 2023 (MIA) - Bota duhet shpejtë të heqë dorë nga karburantet fosile dhe t'i japë fund "luftës së pakuptimtë kundër kreacionit", tha sot papa Françesku, në fjalimin e ri për ndryshimet klimatike në të cilin ju bëri thirrje njerëzve që të pendohen për "mëkatet ekologjike" të tyre. 

Papa Françesku e vendosi mbrojtjen e mjedisit jetësor në bazën e pontifikatit të tij, duke theksuar enciklikën e tij „Laudati Si“ nga viti 2015 se planeti "fillon të duket gjithnjë e më shumë si kupë e madhe e papastërtisë". 

Në porosinë për Ditën Botërore të Lutjes për Kujdes për Krijimin, ai tha se samiti i KB-së për klimën në Dubai, që do të mbahet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor, "duhet ta dëgjojë shkencën dhe të inicojë tranzicion të shpejtë dhe të drejtë që t'i jepet fund epokës së karburanteve fosile".

"Sipas detyrimeve nga Marrëveshja e Parisit për parandalimin e ngrohjes globale, është absurde të lejohet hulumtimi dhe zgjerimi i vazhdueshëm i infrastrukturës për karburantet fosile", shtoi ai.

“Djegia e pakontrolluar e lëndëve djegëse fosile dhe shkatërrimi i pyjeve po rrisin temperaturat dhe po çojnë në thatësira të rënda”, tha papa, duke kritikuar gjithashtu shpimet për naftë dhe gaz dhe “projektet e pakontrolluara të minierave në shkallë të gjerë”.

Papa Françesku, i cili është papa i parë nga i ashtuquajturi jugu global, i dënoi pabarazitë globale dhe tha se "lakmia e konsumatorëve, e nxitur nga zemrat vetiake, e dëmton ciklin e ujërave të planetit". 

Përmes Ditës Botërore të Lutjes për Krijimin, katolikët inkurajohen të bëjnë lutje të veçanta për planetin.  Festohet më 1 shtator, por është zakon që mesazhi i Papës lidhur me atë ditë të publikohet disa muaj përpara. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR