• e enjte, 27 qershor 2024

Papa Françesku bëri thirrje për hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare për popullatën në Gazë

Papa Françesku bëri thirrje për hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare për popullatën në  Gazë

Romë, 15 tetor 2023 (MIA) -  Papa Françesku sot apeloi  që të hapen "urgjentisht" korridoret humanitare për banorët e Rripit të Gazës, i cili është nën bombardimet dhe rrethimin e Izraelit. 

 “Duhet të respektohet e drejta humanitare, mbi të gjitha në Gazë, ku është urgjente dhe e nevojshme të garantohen korridoret humanitare dhe të ndihmohet popullata", tha Papa në lutjen e tij tradicionale në sheshin e Shën Pjetrit.

 "Me vendosmëri kërkoj që fëmijët, të sëmurët, të moshuarit, gratë dhe të gjithë civilët të mos bëhen viktima të konfliktit", tha Papa Françesku.

 Pas një sulmi të përgjakshëm që Hamasi e kreu në territorin izraelit më 7 tetor, Izraeli shpalli një "rrethim total" në Gazë, ndaloi hyrjen e ushqimeve dhe ndërpreu furnizimin me ujë dhe energji elektrike për 2.4 milionë banorët e territorit palestinez.

Papa Françesku, gjithashtu,  e përsëriti apelin e tij për lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në jug të Izraelit. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR