• e diel, 06 tetor 2024

Papa Françesko bëri thirrje për dialog për situatën "e vështirë" në Sudan

Papa Françesko bëri thirrje për dialog për situatën

Romë, 23 prill 2023 (MIA) - Papa Françesko ka bërë thirrje për "dialog" për situatën "e vështirë" në Sudan, ku për më shumë se një javë kanë vazhduar përleshjet midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake. Në kuadër të lutjes tradicionale të së dielës në Romë, ai bëri thirrje që të mos harrohen ukrainasit e prekur nga lufta.

"Fatkeqësisht, situata në Sudan mbetet serioze, prandaj bëj thirrje sërish që dhuna atje të ndalet sa më parë dhe të vazhdojë në rrugën e dialogut. I bëj thirrje të gjithëve të luten për vëllezërit dhe motrat tona sudanezë", tha Papa gjatë lutjes tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Romë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR