• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa e dënoi luftën dhe bëri thirrje për paqe

Papa e dënoi luftën dhe bëri thirrje për paqe
Nur-sulltan, 14 shtator 2022 (MIA) - Papa Françesku i porositi përfaqësuesit ortodoks rus dhe liderët e tjerë fetarë se feja asnjëherë nuk guxon të përdoret që të arsyetohet "e keqja" të cilën e sjell lufta. Gjatë meshës së hapur në Kazakistan ai pyeti "sa të vdekur do të duhen që paqja" të mbizotërojë. Papa e bëri thirrjen gjatë ditës së tij të parë në Kazakistan, ku e hapi konferencën botërore ndërfetare dhe iu drejtua bashkësisë së vogël katolike në vendin me shumicë myslimane. Midis imamëve, patriarkëve, rabinëve dhe myftinjve të pranishëm ishte mitropoliti Antonij, përgjegjës për çështjet e jashtme në Kishën Ortodokse Ruse, për të cilin agjencitë shkruajnë se mbështeti fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës. Kreu i KOR, patriarku Kirill, duhej të merrte pjesë në konferencë, por anuloi pjesëmarrjen e tij muajin e kaluar. Kirili e mbështeti intervenimin rus mbi bazën shpirtërore dhe ideologjike, duke e quajtur luftë "metafizike" kundër Perëndimit. Ai i bekoi ushtarët rusë të cilët shkojnë në luftë dhe foli për idenë se rusët dhe ukrainasit janë një popull. Papa Françesku nuk i përmendi Rusinë ose Ukrainën në fjalimin e tij në konferencën në Kazakistan, por insistoi në atë se krerët fetarë duhet të ndërmarrin lidership në promovimin e kulturës së paqes, duke theksuar se do të ishte hipokrizi që të pritet nga jobesimtarët të promovojnë paqe nëse krerët fetarë nuk e bëjnë këtë. Papa Françesku ju bëri thirrje të gjithëve që të përkushtohen në kontestet përmes dialogut dhe bisedimeve, e jo duke përdoruar armët. "Asnjëherë nuk e arsyetojmë dhunën", tha Papa. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR