• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel diskutim "Ndërtim i rezistencës përmes planifikimit efektiv rreth vazhdimësisë së biznesit"

Panel diskutim

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Panel diskutim "Ndërtim i rezistencës përmes planifikimit efektiv rreth vazhdimësisë së biznesit" do të mbahet sot në Shkup nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe UNDP-së.

Siç kumtojnë nga Oda Ekonomike, panel diskutimi është paraparë të jetë platformë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave midis drejtuesve të industrisë dhe palëve të interesuara, ku mund të dëgjohet për praktikat dhe strategjitë më të mira të përdorura për të ndërtuar rezistencë dhe vazhdimësi në biznes. 

"Idea për këtë panel vjen nga përkujtimi i 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup të vitit 1963, njëra nga ngjarjet më tragjike në historinë tonë. Në këtë kontekst dëshirojmë ta hapim temën për ndërtimin e rezistencës dhe rëndësisë së planifikimit efektiv të vazhdimësisë së biznesit", theksojnë nga Oda Ekonomike.

Para fillimit të ngjarjes, janë paralajmëruar deklarata nga Branko Azeski, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së për Maqedoninë e Veriut. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR