Panair për punësim dhe karrierë në kuadër të ditës së dytë të SUBEX
- AHK Maqeedonia e Veriut e organizon ngjarjen e biznesit Suppliers Balkan Expo-SUBEX, e cila mbahet dy ditë në Shkup. Qëllimi është ndërlidhja e kompanive vendore firnizuese, furniues me kompani blerës nga Gjermania, BE-ja dhe rajoni, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
- Post By Melahat Baftija
- 15:06, 26 tetor, 2023

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - AHK Maqeedonia e Veriut e organizon ngjarjen e biznesit Suppliers Balkan Expo-SUBEX, e cila mbahet dy ditë në Shkup. Qëllimi është ndërlidhja e kompanive vendore firnizuese, furniues me kompani blerës nga Gjermania, BE-ja dhe rajoni, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
"Në panairin e sotëm për punësim dhe karrierë, i cili do të mbahet për herë të parë në përputhje me SUBEX do të prezantohen më shumë se 30 kompani, të cilët do të kenë mundësi në dialogun e drejtpërdrejt me nxënësit, studentët dhe bursistët që të bisedojnë për profilet e nevojshme në kompanitë e tyre", deklaroi Antje Vandelt, drejtor i AHK Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri theksoi se me angazhimin e jashtëzakonshëm disavjeçar të ministrisë dikasteriale dhe me partnerët është ndryshuar perceptimi për arsimin profesional dhe është rritur atraktiviteti i tij
"Këtë e tregon edhe rritja e vazhdueshme e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional. Në vitin akademik 2023/2024 në shkollat e mesme profesionale janë regjistruar mbi 43 mijë nxënës. Nëse deri vonë gjimnazet ishin zgjedhja e parë e nxënësve të klasës së nëntë, tashmë tabloja ka ndryshuar tërësisht. Këtë vit shkollor, 67.3 për qind e nxënësve kanë zgjedhur arsimin profesional, krahasuar me shkollën e mesme", tha Shaqiri.
Dita e dytë e SUBEX është tërësisht i përkushtuarnë zhvillimin profesional dhe sigurimin e kuadrove profesioniste. mb/
Foto: Qeveri