• e mërkurë, 15 maj 2024

Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Itali - evakuohen rreth 900 persona

Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Itali - evakuohen rreth 900 persona

Romë, 16 maj 2023 (MIA) - Rreth 900 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Itali të shkaktuara nga vala e re e shirave.

Mbi 500 persona janë evakuuar në rajonin e Ravenës, ndërsa 200 prej tyre në Bolonjë. Të gjithë të tjerët gjithashtu janë evakuuar nga rajoni Emilia Romanja, njofton ANSA.

Rreth 900 vullnetarë për mbrojtje civile janë duke ndihmuar në rastet emergjente, duke i përfshirë shumicën që kanë udhëtuar nga rajonet fqinje.

Operatori hekurudhor RFI kumtoi se për shkak të kushteve ekstreme të motit duhej të ndërpriten shërbimet në linjat Bolonjë - Rimini, Forli - Rimini, Ferara - Rimini dhe Ravena - Rimini.

Në rjaonin Marke, vërshime të fuqishme janë paraqitur në qyatetin Pezaro, ndërsa autoritetet e Senigalisë bënë apel që qytetarët rreth lumit Misa të shpërngulen e katat e sipërme të ndërtesave.

Një valë e re e kushteve ekstreme të motit u paraqit pasi Emilia Romanja u godit nga moti i lig në fillim të këtij muaji në të cilin dy persona e humbën jetën.

QËNDRONI TË LIDHUR