• e martë, 25 qershor 2024

Pallati i Versajës përsëri evakuohet shkaku i alarmit për bombë

Pallati i Versajës përsëri evakuohet shkaku i alarmit për bombë

Paris, 22 tetor 2023 (MIA) - Pallati i Versajës është evakuuar sot përsëri për shkak të kërcënimit anonim me bombë, kumtoi udhëheqësia e atraksionit turistik afër Parisit, cituar nga DPA.

Siç informon DPA, policia po kontrollon ambientet e pallatit të mbretërve francezë.

Kjo është mbyllja e shtatë e Versajës në afat prej tetë ditësh për shkak të kërcënimeve me bombë. Edhe pse një i dyshuar tashmë është arrestuar, alarmet vazhdojnë, ndërsa për të gjithat deri tani janë konfirmuar se janë të rrejshme.

Gjatë ditëve të fundit, qindra shkolla në Francë, si dhe aeroporte rajonale, janë detyruar të mbyllen për shkak të alarmeve të rrejshme për mjete të vendosura shpërthyese.

Autoritetet kumtuan se shumë nga kërcënimet janë bërë nga të rinj.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR