• e premte, 05 dhjetor 2025

Pallati i Eliseut: Makron do të emërojë kryeministër të ri në ditët në vijim

Pallati i Eliseut: Makron do të emërojë kryeministër të ri në ditët në vijim

Paris, 9 shtator 2025 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron do të emërojë kryeminsitër të ri në ditët në vijim, kumtoi pallati presidencial francez, pasi që parlamenti i Francës dje i votoi mosbesim kryeministrit Fransoa Bajru.

Bajru, i cili kërkoi votim të beismit, sot do të japë dorëheqje, deklaroi kabineti i kryeministrit.

Kryeministri francez kërkoi votim për besim para dy javësh për ta konfirmuar legjitimitetin e planit të tij buxhetor.

Siç kumtoi "Le Fogaro", 364 deputetë votuan kundër, 194 për, ndërsa 25 ishin të përmbajtur.

"Kuvendi nacional nik e miratoi debatin për udhëzimet e përgjithshme të politikëssë qeverisë.

Kryeministri duhet t'ia parashtrojë dorëheqjen e tij presidentit të republikës, deklaroi kryetarja e Kuvendit nacional, Jael Bron-Pive.

Rënia e kryeministrit Bajru e detyroi presidentin francez ta kërkojë kryeministrin e tij të katërt në 12 muajt e fundit. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR