• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Palestinezët ikin nga spitali kryesor në Gazë derisa luftimet intensifikohen

Palestinezët ikin nga spitali kryesor në Gazë derisa luftimet intensifikohen

 Deir al Balah, 8 janar 2023 (MIA)  - Mjekët, pacientët dhe personat e zhvendosur ikin  nga spitali Al-Aksa në Gazë, derisa luftimet mes armatës izraelite dhe militantëve palestinezë po intensifikohen.

Mjekët pa Kufij dhe grupet e tjera humanitare janë tërhequr nga spitali Deir al Balah ditëve të fundit, duke thënë se situata po bëhet shumë e rrezikshme, që shkaktoi panik te popullata dhe nxiti  që shumica t'u bashkohen qindra mijëra që janë larguar në jug nga territori i rrethuar. 

Dhjetëra mijëra njerëz kanë kërkuar strehim në spitalet në Gazë, të cilat gjithashtu po përpiqen të ndihmojnë dhjetëra njerëz të plagosur çdo ditë nga sulmet izraelite. 

 Sipas KB-së, vetëm 13 nga 36 spitalet në Gaza funksionojnë pjesërisht.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus tha se "gjakderdhja në Gaza duhet të përfundojë". 

OBSH  të dielën vonë bëri të ditur  se nuk ka mundur të dërgojë furnizime në pjesën verioe të Gazës  tashmë  12 ditë. 

 "Bombardimet e rënda, kufizimet në lëvizje dhe komunikimi i ndërprerë e bëjnë pothuajse të pamundur dërgimin e furnizimeve mjekësore të rregullt  dhe  të sigurt në të gjithë Gazën, veçanërisht në veri", thuhet në kumtesë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga fillimi i luftës deri më tani kanë humbur jetën rreth 22.000 palestinezë, ndërsa mbi 58 mijë janë plagosur. 

Foto: Iks 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR