• e hënë, 23 dhjetor 2024

Palestinezët grevojnë në Bregun Perëndimor për shkak të luftës në Gazë

Palestinezët grevojnë në Bregun Perëndimor për shkak të luftës në Gazë

 Ramallah, 11 dhjetor 2023 (MIA)  -  Dyqanet, shkollat ​​dhe zyrat qeveritare sot janë mbyllur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, pasi palestinezët shpallën grevë të përgjithshme  në shenjë proteste kundër luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

 Aktivistët palestinezë u kanë bërë thirrje kompanive, punonjësve publikë dhe të punësuarve në institucionet arsimore të bëjnë grevë në solidarit me Gazën.

"Shumë palestinezë iu përgjigjën thirrjes për grevë dhe tubime protestuese u mbajtën në të gjithë Bregun Perëndimor", deklaroi Esam Abu Bakër, i cili është përgjegjës për ndërlidhjen me fraksionet palestineze në Ramallah. 

 Protesta, sipas tij, është pjesë e një përpjekjeje globale për t'i bërë presion Izraelit për t'i dhënë fund luftës, duke shtuar se greva po ndodhin gjithashtu në pjesë të Jordanisë dhe Libanit.

 "Greva  e sotme nuk është vetëm një shenjë solidariteti me Gazën, por edhe kundër SHBA-së, të cilat vendosën veto ndaj rezolutës së armëpushimit në Këshillin e Sigurimit, tha Abu Bakër, duke aluduar në refuzimin e së premtes amerikane të rezolutës për armëpushim në Gazë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR