• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pakoja e masave deri në fund të muajit, po shqyrtohen mundësitë për ndihmë të kompanive nga tregu i liberalizuar

Pakoja e masave deri në fund të muajit, po shqyrtohen mundësitë për ndihmë të kompanive nga tregu i liberalizuar
Shkup, 8 tetor 2022 (MIA) - Qeveria çdo ditë bisedon me odat ekonomike se si t'iu ndihmojë kompanive të mëdha të cilat janë në tregun e liberalizuar. Po përgatitet pako e masave e cila duhet të finalizohet deri në fund të këtij muaji, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, ulja e TVSH-së nuk është aq e rëndësishme për uljen e çmimit të energjisë elektrike e cila u rrit dhjetë herë në krahasim me çmimet para konfliktit rus-ukrainas. Ajo që është e nevojshme për momentin, vlerësoi kryeministri, është rritje maksimale e prodhimtarisë së energjisë elektrike dhe vënien në funksion të të gjitha kapaciteteve prodhuese. "Po diskutohet që shteti të ndihmojë konsumatorët e mëdhenj që janë në tregun e liberalizuar. Jemi duke diskutuar për sigurimin e energjisë elektrike më të lirë nga burime dypalëshe, me Bullgarinë, Turqinë, Greqinë, Serbinë. Aktualisht është duke u përgatitur një pako e masave, e cila duhet të finalizohet në fund të këtij muaji. Do të merren parasysh karakteristikat e industrive dhe në bazë të një analize të tillë dhe mundësive buxhetore do të ofrojmë mbështetje financiare për kompanitë që janë në tregun e liberalizuar. Për këtë po punohet aktualisht, do të diskutohet me odat ekonomike. Fillimisht do të dalim para tyre, e më pas edhe para publikut", tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit ndërmjet M-TEL dhe KB Rabotniçki. Në lidhje me TVSH-në, kryeministri përkujtoi se tashmë është bërë ulje, qysh vitin e kaluar. "Nëse e shihni normën efektive, me numrin e madh të lehtësimeve tatimore është rreth 11 për qind. Këtë e bëmë që të lehtësohet blerja për një numër të madh të produkteve themelore. Mund të bëhet edhe në atë pjesë analizë, por nuk vlerësoj se ulja e TVSH-së është me rëndësi të madhe për uljen e çmimit të energjisë elektrike e cila u rrit dhjetë herë më shumë në krahasim me çmimet para konfliktit rus-ukrainas", theksoi Kovaçevski. Ai përsëriti se shteti edhe deri më tani ndihmoi shumë në përballjen me krizën. "Nuk mund të themi se shteti deri më tani nuk ndihmoi, përkundrazi. Janë subvencionuar 80 për qind të llogarive të qytetarëve të cilët janë blerës dhe të punësuar në kompanitë dhe 72.000 kompani janë në tregun e rregulluar dhe paguajnë energji elektrike, atëherë shteti ka bërë shumë që të mos ndjehet goditja e çmimeve në pjesën e energjisë elektrike", tha Kovaçevski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR