• e premte, 05 dhjetor 2025

Pakistani dhe Afganistani arritën marrëveshje për ndërprerje 48-orëshe të zjarrit

Pakistani dhe Afganistani arritën marrëveshje për ndërprerje 48-orëshe të zjarrit

Islamabad, 15 tetor 025 (MIA) - Pakistani dhe Afganistani arritën marrëveshje për vendosje të ndërprerjes së përkohshme të zjarrit në kohëzgjatje prej 48 orëve, duke filluar prej sot në orën 18 sipas kohës lokale në Pakistan, kumtoi Islamabadi, pasi që konflikti i ri shpërtheu mes fqinjëve.

Të dy vendet do të bëjnë përpjekje të sinqerta, përmes dialogut, të gjejnë zgjidhje pozitive për çështjen komplekse, por zgjidhëse, kumtoi Ministria pakistaneze e Punëve të Jashtme, transmetojnë mediumet britanike.

Zëdhënësi i administratës afgane deklaroi se me kërkesë të palës pakistaneze, ndërprerja e zjarrit mes dy vendeve do të hyjë në fuqi pas orës 17:30.

Nga atje theksuan se Afganistani i urdhëroi forcave të veta ta respektojnë ndërprerjen e zjarrit, nën kushtin që pala tjetër të mos kryejë agresion.

Në luftimet përgjatë kufirit mes pakistanit dhe Afganistanit sot në mëngjes jetën e humbën 23 ushtarë pakistanezë, përderisa pala afgane kumtoi se ka vrarë 58 ushtarë pakistanezë si hakmarrje për atë që e quajti shkelje të përsëritura të territorit afgan dhe hapësirës ajrore.

Forcat afgane morën pozita ushtarake dhe konfiskuan armë, përfshirë edhe tanke, sipas zëdhënësit të talebanëve, Zabihulah Muxhahid, përderisa pakistani kumtoi se i ka refuzuar sulmet e talebanëve dhe Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), duke u shkaktuar humbje të mëdha forcave kundërshtare.

Mbi 10 civilë u vranë, ndërsa mbi 100 të plagosur kur predha minahedhëse ranë në afërsi të fshatrave pakistaneze, ndërsa familjet u detyruan të evakuohen.

Pakistani e akuzon qeverinë e taëebanëve në Kabul se i strehon TTP-në, të cilët kryen sulme të shumta në Pakistan, pohim të cilin Kabuli e mohon. ab/

foto:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR