• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pakistan: Mbi 40 persona e kanë humbur jetën në shpërthimin gjatë përgatitjes së tubimit politik

Pakistan: Mbi 40 persona e kanë humbur jetën në shpërthimin gjatë përgatitjes së tubimit politik

Karaçi, 30 korrik 2023 (MIA) - Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar sot në shpërthimin gjatë përgatitjeve për tubim politik publik në Pakistanin veriperëndimor, publikuan policia dhe mediumet lokale.

"Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, një orë para fillimit të ngjarjes në lagjen fisnore Bajaur, që gjendet në afërsi të kufirit me Afganistanin", kumtoi policia.

Mediumet informojnë se shkak për shpërthimin me siguri është bombë.

Tubimin e ka organizuar Xhamijat Ulema Islam (JUI), partner i koalicionit në Qeverinë federale.

Autoritetet shëndetësore druajnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa persona mes të lënduarve, janë në rrezik për jetë.

Asnjë grup nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, por fraksioni lokal i "Shtetit Islamik" paradokohe ka kryer sulme kundër kësaj partie. bsh/

Foto. EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR