• e diel, 22 dhjetor 2024

Pahor: NATO-ja duhet të lërë të hapur derën për Ukrainën

Pahor: NATO-ja duhet të lërë të hapur derën për Ukrainën
Lubjanë, 6 tetor 2022 (MIA) – Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahori, në takimin e sotëm të grupit Araiolos në Maltë, deklaroi se NATO-ja duhet ta lërë të hapur derën për Ukrainën, pasi Kievi këto ditë kërkoi anëtarësimin në aleancë. Duke folur në margjinat e takimit në Valetë, ai theksoi se nevojitet që të ruhet uniteti i aleancës së NATO-s. Rreth kërkesës së Ukrainës për anëtarësim të plotë në NATO, ai konsideron se vendi "ka të drejtën e plotë të zgjedhë politikën e vet të jashtme dhe të sigurisë" dhe se aleanca duhet ta lërë derën e hapur për të. Pahori shtoi se për atë duhet të vendosin 30 anëtaret e NATO-s. Sipas tij, në përballjen me pasojat e luftës në Ukrainë, si dhe në marrëdhënien ndaj Federatës Ruse, për BE-në  është e rëndësishme ta ruajë dhe forcojë unitetin. Siç nënvizoi Pahori, Evropa nuk duhet të përsërisë gabimin e vitit 2014, kur jo mjaftueshëm me vendosmëri  është përgjigjur pushtimit rus të Krimesë. Ai u bëri thirrje liderëve në fleksibilitet kur bëhet në pyetje zgjerimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në La Valeta po mbahet takimi i liderëve të vendeve të grupit Araiolos. Përveç Maltës, anëtare të grupit janë edhe Estonia, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Hungaria, Kroacia, Gjermania, Polonia, Portugalia, Sllovenia dhe Sllovakia. Në qendër të diskutimit këtë vit është shkëmbimi i mendimeve për efektet e luftës në Ukrainë mbi sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Lindore dhe Juglindore. Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në këtë format takohen një herë në vit që nga viti 2003. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR