• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pagesa rrugore më të shtrenjta në autostradën Egnatia në veri të Greqisë

Pagesa rrugore më të shtrenjta në autostradën Egnatia në veri të Greqisë

Athinë, 1 prill 2024 (MIA) - Çmime të reja, mesatarisht më të larta për 30 deri në 35 për qind, nga sot janë vendosur në taksat rrugore në autostradën Egnatia, në veri të Greqisë, që shtrihet nga Igumenica në perëndim deri në kufi me Greqinë tek Ipi në lindje, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga kompania i kanë njoftuar çmimet e reja, të ndryshuara që vlejnë nga sot, ndërsa vendimi adekuat ministror është publikuar të enjten në Gazetën zyrtare të Greqisë.

Pagesa rrugore që është menjëherë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut në hyrjen në Greqi nga 1,80 euro është rritur në 2,40, pagesa rrugore tek Asprovalta nga 0,90 rritet në 1,20 euro, tek Kavalla nga 1,40 në 1,85.

Ulja të çmimit ka vetëm tek pagesa rrugore afër Selanikut rrugës drejt Athinës (nga 1,20 në 0,90) dhe ajo afër Prohamonas në kufirin me Bullgarinë (nga 2 euro në 1,90). mb/

QËNDRONI TË LIDHUR