• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pagesë e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Pagesë e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, fëmijëve dhe mbrojtjes covile për tetorin e vitit 2024.

"Shfrytëzuesit e të drejtave monerare që posedojnë kartelë debite do të mund t'i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo kesh në rrjetin shitës ose përmes bankarisë elektronike dhe mobile nga sot, 5 nëntor 2024. njofton Ministria.

Që të evitohet rrëmuja para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave për shfrytëzuesit që nuk posedojnë kartela, pagesa në të gjitha filialet e hapura dhe ekspozitura të bankave do të zbatohet në dy grupe sipa rendit alfabetik të mbimrit.

Sot 5 nëntor 2024, fondet do të mund të tërhiqen nga përdoruesit, mbiemri i të cilëve fillon me: A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, Ll, L dhe nesër, 6 nëntor 2024, përdoruesit me mbiemrin: M, N, Nj, O, P, R S, T, Q, U, F, X, C, Ç, Xh, Sh. mb/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR