Paga neto në janar 43.050 denarë
- Paga mesatare neto në janar në vend arrin 43.050 denarë dhe është më e lartë për 8,9 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS).
- Post By Fami Bajrami
- 12:51, 21 mars, 2025

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Paga mesatare neto në janar në vend arrin 43.050 denarë dhe është më e lartë për 8,9 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS).
Rritja vjen si pasojë e pagës mesatare të paguar në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit, shërbimet administrative dhe aktivitetet ndihmëse dhe arsim.
Ulje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit, në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorët e ndërtimtarisë, industrisë përpunuese dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve.
Paga mesatare mujore bruto tek të punësuarit në janar arrin 64.697 denarë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s