Padi të reja nga 13 shtete amerikane kundër TikTok-ut
- TikTok-u po përballet me padi të reja nga 13 shtete amerikane dhe kryeqytetin e Uashingtonit duke akuzuar rrjetin social popullor se ka dëmtuar dhe nuk ka mbrojtur personat e rinj.
- Post By Fami Bajrami
- 18:55, 8 tetor, 2024
Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) – TikTok-u po përballet me padi të reja nga 13 shtete amerikane dhe kryeqytetin e Uashingtonit duke akuzuar rrjetin social popullor se ka dëmtuar dhe nuk ka mbrojtur personat e rinj.
Paditë të ngritura veçmas në Nju Jork, Kaliforni, qarkun e Kolumbisë dhe 11 shtete të tjera, vazhdojnë betejën ligjore të TikTok-ut kinez me rregullatorët amerikanë, me kërkesat që kompania të paguajë dënime të reja, njoftojnë mediat amerikane.
Shërbimet federale akuzojnë TikTok-un se qëllimisht shfrytëzoi softuerin e dizajnuar për të krijuar varësi dhe për t'i mbajtur fëmijët përpara ekraneve sa më gjatë dhe sa më shpesh të jetë e mundur dhe se gabimisht ka treguar efektivitetin e matjes së përmbajtjes së tij. rq/
Foto: arkivi i MIA-s