• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pabriks pohon se Rusia ka gjuajtur raketa ndaj Polonisë

Pabriks pohon se Rusia ka gjuajtur raketa ndaj Polonisë
Rigë, 15 nëntor 2022 (MIA) - Ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks deklaroi se shpërthimi në fshatin Przhevodov në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës është shkaktuar nga raketat ruse, me ç'rast jetën e humbën dy persona. "Ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë polakë të armëve. Regjimi kriminel rus ka gjuajtur predha të cilat jo vetëm që i targetuan civilët ukrainas, por ranë edhe në territor të NATO-s, në Poloni. letonia plotësisht qëndron me miqtë e vet polakë dhe e dënon këtë krim", theksoi Pabriks. Varshava zyrtare ende nuk ka konfirmuar se shpërthimi është shkaktuar nga raketat ruse, por kryeministri polak, Mateush Moravjecki urgjentisht e thirri Komitetin e Këshillit të përzier ministror për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes nacionale. Zëdhënësi i Qeverisë polake, Pjotr Muler nuk e zbuloi shkakun e thirrjes së takimit urgjent. Ju lutemi, mos publikoni informata të pakonfirmuara, për këtë do të bisedojmë pas takimit, theksoi Muler. Në takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Mariush Kaminski, ministrin e Punëve të Jashtme, Zbignjev Rau, ministrin e Drejtësisë, Zbignjev Ziobroi mori pjesë edhe presidenti Andzhej Duda. Një përfaqësues i lartë anonim deklaroi se shpërthimi është shkaktuar nga raketat ruse. Nga Pentagoni lajmëruan se nuk mund të konfirmojnë se bëhet fjalë për raketa ruse. Polonia është anëtare e NATO-s. Sipas nenit pesë, në sulm ndaj një vendi-anëtar konsiderohet si sulm ndaj Aleancës. Të gjitha anëtaret e tjera duhet ta mbrojnë vendin-anëtar të Aleancës, të gjitha anëtaret e tjera duhet ta mbrojnë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR