Pa ujë një pjesë e Vizbegit
- Për shkak të një defekti në rrugën "Jadranska Magistrala" pn, në afërsi të Comoditës, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjesë të Zonës industriale Vizbeg, përfshirë edhe qendrën për dializë "Diaverum".

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Për shkak të një defekti në rrugën "Jadranska Magistrala" pn, në afërsi të Comoditës, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjesë të Zonës industriale Vizbeg, përfshirë edhe qendrën për dializë "Diaverum".
Nga NP Ujësjellës dhe kanalizim - Shkup, informojnë se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 8:45 deri në përfundim të sanimit të defektit. mb/
Foto: MIA