• e mërkurë, 17 korrik 2024

Pa ujë disa pjesë të Përzhinës dhe Seravës

Pa ujë disa pjesë të Përzhinës dhe Seravës

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të defektit të gypit lidhës në rrugën "Sllavejko Arsov" 42, do të ndërpritet furnizimi me ujë për përdoruesit nga zona e lartë e kësaj rruge dhe lagjja Përzhinë.

Siç informojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë nga ora 09:00 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.

Për shkak të ndërrimit të një valvule në një puset në rrugën "Serava" nr. 5 pa ujë do të jenë përdoruesit e kësaj rruge nga ora 09:10 deri në përfundim të aktiviteteve të punës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR