Pa rrymë sot një pjesë e Butelit
- Pa energji elektrike gjatë ditës së sotme do të mbesin shfrytëzuesit e komunës së Butelit.
- Post By Ramize Qamili
- 08:38, 29 shtator, 2025
Shkup, 29 shtator 2025 (MIA) - Pa energji elektrike gjatë ditës së sotme do të mbesin shfrytëzuesit e komunës së Butelit.
Qendra rajonale për menaxhim me kriza - Shkup kumtoi se sipas informacioneve nga "EVN Maqedoni", pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 11 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Ho Shi Min", që ndodhet në segmentin e trafostacionit - Butel 2 deri në objektin me numër 287 B në këtë komunë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s