• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përvjetori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Përvjetori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nju-Jork /Uashington, 11 shtator 2024 (MIA) - Në Nju- Jork dhe në Uashington, më 11 shtator të vitit 2001, ndodhën sulmet terroriste të organizuara nga grupi ekstremist islamik Al-Kaeda, në të cilat vdiqën gati 3000 njerëz.

Atë ditë, dy avionë pasagjerësh, me një distancë prej 16 minutash, goditën kullat e Qendrës Botërore Tregtare në Nju-Jork, një nga simbolet e këtij qyteti.

Më herët atë mëngjes, anëtarët e organizatës terroriste Al-Kaeda rrëmbyen katër avionë, të cilët më pas i drejtuan në objekte të rëndësishme, me idenë për të kryer sulmet më shkatërruese ndaj simboleve kryesore të SHBA-së.

Goditja e parë ndodhi në orën 8:46 të mëngjesit, në Kullën Veriore të kompleksit të Qendrës Botërore Tragtare. Ishte Fluturimi 11 i Amerikan Erlajns.

Goditja e dytë ndodhi shtatëmbëdhjetë minuta më vonë në Kullën Jugore të Qendrës Tregtare. Ky Ishte Fluturimi 175 i Amerikan Erlajns.

Dy kullat 110-katëshe të Qendrës Botërore Tregtare u shembën brenda një ore e dyzet minutash. U shkatërruan dhe u dëmtuan edhe ndërtesat përreth.

Menjëherë pas sulmit në Nju-Jork, ka pasur një sulm edhe në Uashington. Ndërtesa e Pentagonit u sulmua dhe një aeroplan të tretë, avioni i Amerikan Erljans nr. 77 në orën 09:37 minuta.

Vetëm aeroplani i katërt nuk u përdor nga terroristët për një sulm shkatërrues. Ai u rrëzua në Pensilvani në orën 10:03 të mëngjesit në një fushë në qytetin Stoni Krik, jo shumë larg Shanksvillit. Një grup pasagjerësh u përpoqën të mposhtnin rrëmbyesit, me shpresën për të marrë në dorë drejtimin e avionit. Ky ishte fluturimi nr. 93 në Junajted Erlajns.

Supozohet se terroristët e Al-Kaedës synonin të përdornin avionin e katërt për të sulmuar ndërtesën e Kapitolit në Uashington ose ndoshta Shtëpinë e Bardhë.

Gjithsej 2,996 njerëz vdiqën, duke përfshirë edhe 19 terroristë të al-Kaedës, rrëmbyes dhe sulmues. Pati një numër të madh të plagosurish, sipas disa raporteve deri në 25,000 persona.

Ekstremistët islamikë, sulmuesit, ishin kryesisht nga Arabia Saudite, 15 prej tyre, si dhe lideri i tyre, Osama Bin Laden. Dy ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga një nga Egjipti dhe Libani.

Në Nju-Jork, 2,606 njerëz humbën jetën, duke përfshirë anëtarë të shërbimeve të urgjencës dhe personel mjekësor. Humbën jetën edhe 343 zjarrfikës si dhe 71 pjesëtarë të policisë dhe shërbimeve të tjera të sigurisë. Ndër viktimat në Nju-Jork ishin edhe 372 shtetas të huaj nga 102 vende.

125 njerëz humbën jetën në Uashington, pra në Pentagon. Gjatë atij sulmi, 59 persona humbën jetën në aeroplan, përfshirë edhe ekuipazhin.

Në aeroplanin që u rrëzua jo shumë larg Shanksvillit të Pensilvanisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ishte 40, pasagjerë, ekuipazh dhe sulmues terroristë.

Zyrtarët amerikanë njoftuan vetëm disa orë pas sulmeve shkatërruese terroriste se sulmuesit ishin pjesë e organizatës ekstreme islamike Al-Kaeda. Një goditje e gjithanshme filloi menjëherë për t'u marrë me atë organizatë. Udhëheqësi Osama bin Laden u vra më 2 maj të vitit 2011 në Abotabad, në rajonin Hazara të Pakistanit verior.

Kompleksi i Qendrës Botërore Tregtare, domethënë e gjithë zona përreth tij, u pastrua gjatë tetë muajve të ardhshëm dhe Pentagoni brenda një viti.

Në SHBA kujtohen me respekt të veçantë viktimat e sulmeve terroriste shkatërruese të 11 shtatorit të vitit 2001.

 

QËNDRONI TË LIDHUR