• e premte, 05 dhjetor 2025

Përshkallëzim i ri në konfliktin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit: Talebanët sulmuan katër lokacione

Përshkallëzim i ri në konfliktin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit: Talebanët sulmuan katër lokacione

Kabul, Islamabad, 15 tetor 2025 (MIA) - Përgjatë kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një përleshje në të cilin ka viktima nga të dyja palët. 

Në përleshje janë përdorur armë të lehta dhe të rënda. 

Ushtria pakistaneze njoftoi se talebanët afganë kanë kryer sulme në katër lokacione në rajonin Spin Boldak, në provincën Baluxhistan. 

Në deklaratën e Zyrës për marrëdhënie me publikun të armatës pakistaneze (ISPR) thuhet se në sulmet kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), e cila ndodhet në listën e organizatave të ndaluara terroriste në Pakistan. 

Të paktën 20 luftëtarë talebanë janë vrarë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur nga pala afgane. Ushtria pakistaneze pretendon se situata në terren tregon se talebanët dhe TTP-ja po "rrisin forcat e tyre". 

Nga ana tjera, talebanët e kanë akuzuar Islamabadin për fillimin e sulmit. 

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihulla Muxhahid, pretendon se më shumë se 12 civilë janë vrarë në sulmin në Spin Boldak, ndërsa rreth 100 janë plagosur. 

Mjeku lokal në Kandahar deklaroi se televizioni privat afgan TOLO Njuz (TOL Onews) se shumica e viktimave ishin civilë, përfshirë edhe gra dhe fëmijë. Spitali në Kandahar thuhet se ka pranuar më shumë se 80 të plagosur dhe ka regjistruar mes 10 dhe 15 raste të vdekjeve.

Vala më e fundit e dhunës pasoi përleshjet gjatë fundjavës përgjatë vijës Durand, kufiri kontestues mes Afganistanit dhe Pakistanit, ku të dyja palët raportuan viktima të shumta. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR