Përsëri të shtëna në afërsi të Novo Mesto në Slloveni
- – Pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit të qytetit në Novo Mesto, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues qeveritarë të cilët prezantuan masa për luftë kundër krimit dhe “Ligjit të qëlluesit” pas sulmit brutal të shtunën në atë qytet, ndërsa pas të cilit u grumbullua një turmë e madhe e njerëzve në sheshin para ndërtesës komunale në tubim protestues, në lagjen rome Xhabjak u dëgjuan të shtëna.
- Post By Fitore Curri
- 08:40, 29 tetor, 2025
Lubjanë, 29 tetor 2025 (MIA) – Pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit të qytetit në Novo Mesto, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues qeveritarë të cilët prezantuan masa për luftë kundër krimit dhe “Ligjit të qëlluesit” pas sulmit brutal të shtunën në atë qytet, ndërsa pas të cilit u grumbullua një turmë e madhe e njerëzve në sheshin para ndërtesës komunale në tubim protestues, në lagjen rome Xhabjak u dëgjuan të shtëna.
Të shtënat në Zhabjak u konfirmuan për N1 Sllovenia nga ana e Drejtorisë së Policisë Novo Mesto. Siç deklaruan, pak para orës 20:30, kanë marrë disa thirrje në numrin për raste urgjente 113 për të shtëna në lagjen – u dëgjuan disa të shtëna.
Në vendin e ngjarjes ishin dërguar disa patrulla të policisë, pjesëtarë të njësisë speciale të policisë. Vijon hetimi intensiv.
Policia për momentin nuk ka informacione nëse dikush është plagosur gjatë të shtënave.
Sipas kryetarit të Novo Mesto, Gregor Makedonia, ka pasur të shtëna në ajër jo vetëm në Zhabjak, por edhe në një lagje tjetër rome Dolenjska, në Shmihel.
“Për fat të keq, kjo është praktikë e rregullt në qytetin tonë. Shpresoj se policia do të pengojë posedimin e armës. Disa herë gjatë ditëve të fundit komentova se tashmë kemi shumë armë që duhet të largohen nga fëmijët dhe njerëzve të pabalancuar”, tha ai.
Njerëzit thuhet se e kishin vërshuar numrin 113 me thirrje për të shtënat. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s