• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para qeverisë armene në Jerevan

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para qeverisë armene në Jerevan

Jerevan, 19 shtator 2023 (MIA) – Në kryeqytetin armen, Jerevan sonte ka pasur përplasje mes policisë që ruan selinë e qeverisë armene dhe protestuesve kundër kryeministrit Nikol Pashinjan.

Kordoni i policisë i cili u qëllua me shishe i është kundërvënë turmës së protestuesve të cilët u përpoqën të futen në ndërtesën. Policia ka përdorur edhe shok bomba.

Protestuesit më parë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Pashinjan, duke e kritikuar se nuk arriti ta mbrojë Nagorno-Karabahun.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR