• e diel, 22 dhjetor 2024

Përplasje mes policisë pakistaneze dhe mbështetësve të ish-kryeministrit Kan

Përplasje mes policisë pakistaneze dhe mbështetësve të ish-kryeministrit Kan

Lahore, 15 mars 2023 (MIA) - Policia pakistaneze është përleshur me mbështetësit e ish-kryeministrit Imran Kan kur forcat e sigurimit shtetëror arritën para shtëpisë së tij për ta arrestuar sepse nuk është paraqitur në gjykatë për akuzat për korrupsion, bëri të ditur policia dhe persona zyrtarë.

Operacioni policor shkaktoi përleshje midis mbështetësve të Kanit dhe policisë në qytetet më të mëdha në vend.  

Policia në qytetin lindor të Lahores kishte planifikuar t'i dorëzojë urdhër Kanit që të paraqitet në gjykatë më vonë këtë javë, por hodhën gaz lotsjellës në shtëpi pasi mbështetësit e liderit opozitar 71-vjeçar i kanë gjuajtur me gurë dhe tulla, që e nxitën policinë që t'ua kthejë me shkopinj.

Është njoftuar se janë lënduar dhjetëra policë dhe 35 mbështetës së Kanit.  

Kanit, për të cilin u votua mosbesim në Parlamenti prillin e kaluar, u urdhërua të paraqitet para gjykatësit në Islamabad të premten për t'iu përgjigjur akuzave për fshehje të pasurisë dhe shitjes së paligjshme të dhuratave qeveritare që i ka marrë gjatë mandatit të tij si kryeministër.

 Ish-kryeministri u është shmangur paraqitjeve në gjykatë që nga nëntori kur u plagos në një sulm me armë në një tubim protestues në provincën lindore të Penxhabit, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje të udhëtonte nga Lahore në Islamabad për t'u përballur me akuzat.

Kani pretendon se seria e çështjeve gjyqësore kundër tij, të cilat përfshijnë akuza për terrorizëm, janë një komplot nga qeveria e pasardhësit të tij, kryeministrit Shahbaz Sharif. ar/

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR