Përplasje mes policisë dhe qytetarëve në Novi Sad
- Përplasjet me qytetarët dhe hedhja e vezëve drejt policëve e shënoi fillimin e mbledhjes së sotme në kuvendin e Novi Sadit, ku duhej të zgjedhej kryetari i ri i qytetit, pasi që i kaluari dha dorëheqje për shkak të rrënimit të strehës në stacionin hekurudhor me ç'rast jetën e humbën 15 persona.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:07, 24 shkurt, 2025

Novi Sad, 24 shkurt 2025 (MIA) - Përplasjet me qytetarët dhe hedhja e vezëve drejt policëve e shënoi fillimin e mbledhjes së sotme në kuvendin e Novi Sadit, ku duhej të zgjedhej kryetari i ri i qytetit, pasi që i kaluari dha dorëheqje për shkak të rrënimit të strehës në stacionin hekurudhor me ç'rast jetën e humbën 15 persona.
Ndërtesën e Kuvendit të qytetit prej herët në mëngjes e sigurojnë numër i madh policësh, të cilët qytetarët tentojnë t'i shtyjnë dhe ta shprehin kundërshtimin e tyre ndaj politikave të Partisë përparimtare serbe në pushtet (SNS), e cila, sipas liderëve të opozitës në Novi Sad, çoi drejt vdekjes së njerëzve të pafajshëm në stacionin hekurudhor.
"Erdhëm të hyjmë në ndërtesën që na takon, nuk erdhëm ta okupojmë ndërtesën, nuk jemi vandalizues. Ky është urdhër nga Beogradi, këtu rrinë njerëz të cilët u thonin studentëve 'udbashë' dhe tani nuk na lejojnë neve këshilltarëve të hyjmë në mbledhjen e kuvendit", deklaroi për N1, këshilltari nga Partia demokratike opozitare, Veljko Kërstonoshiq, suke sqaruar se si erdhi deri te incidenti.
Pas gjysmë ore përplasje, situata është qetësuar kur studentët dhe profesorët e ytre qëndruan para kordonit të një numri të madh policësh në pajisje për të shuar rrebelimin, lajmëroi portali i Novi Sadit 021.rs.
Për protestë të qytetarëve për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri të Novi Sadit bëri thirrje lideri i opozitës Misha Baçullov, ndërsa iu bashkuan edhe Opozita e bashkuar e Novi Sadit, si dhe punonjësit e arsimit, lajmëroi N1 nga vendi i ngjarjes. ab/
Foto: ЕPА arkivi